Zyrtari i DASH-it dhe kryetari i Kushtetueses diskutojnë në bisedë telefonike për sundim të ligjit

Zyrtari i DASH-it dhe kryetari i Kushtetueses diskutojnë në bisedë telefonike për sundim të ligjit

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese së Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.

Biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.”, thuhet më tej në njoftim.

Related Articles