Syla – Kurtin: Mos bë filma në Kroaci, ndiko në lirimin e biletave nga Aeroporti i Prishtinës

Syla – Kurtin: Mos bë filma në Kroaci, ndiko në lirimin e biletave nga Aeroporti i Prishtinës

Gazetari, Valon Syla, pas aksidentit tragjik në Kroaci ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të ndikojë në lirimin e biletave nga Aeroporti i Prishtinës.

Kjo deklaratë e Sylës vjen pasi që Kurti ka shkuar në Kroaci pas aksidentit tragjik.

Sipas gazetarit kosovar, Kurti më mirë do të ishte të ndikonte në lirimin e biletave “se sa të bënte filma në Kroaci”.

Në Facebook, Syla tutje iu ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Kryeministri Albin Kurti ma mirë është me i pa modalitetet për me ndiku në lirimin e biletave nga Aeroporti i Prishtinës me jashtë. Se sa me bo filma në Kroaci…  Boll mo rrena e filma. Nisja boni diçka pernime. Ngushllime familjeve. #albanologji #fluturimi #shtrejtë”, ka shkruar ai.

Related Articles