VV-ja “ia heq” vijat e kuqe PDK-së për balotazh, deklarohet Haxhiu

VV-ja “ia heq” vijat e kuqe PDK-së për balotazh, deklarohet Haxhiu

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo parti nuk ka vija te kuqe për asnjë parti në raundit e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.

Derisa kjo parti i ka shprehur vijat e kuqe PDK-së për formimin e qeverisë në nivel nacional, Haxhu ka thënë se kjo nuk vlen për zgjedhje lokale.

Në një intervistë në KTV, ajo ka thënë se përgjegjësinë rreth koalicioneve për raundin e dytë e kanë kandidatet e VV-së për kryetar.

“LVV-ja e ka parë si një rritje të pandalshme dhe të vazhdueshme. Në këto zgjedhje i fitoi tri komuna pa balotazh, në ato që tashmë veçse qeverisim. Jemi në 12 komuna në balotazh. Kemi pasur diskutime. Analiza që e kemi bërë pas zgjedhjeve na ka bërë të vendosim që të mos ketë pazare që Lëvizja Vetëvendosje po e merr mbështetjen në këtë komunë për t’ia siguruar mbështetjen një partie tjetër në një komunë tjetër. Ua kemi lënë këtë përgjegjësi kandidatëve tanë, u kemi thënë na tregoni ju se cilat janë partitë që ju vlerësoni se ne duhet të hyjmë në koalicion. Nuk kemi pasur asnjë vijë të kuqe në raport me zgjedhjet komunale. Aty ku jemi në balotazh dhe jemi të parët kemi nisur vetë diskutimet me partitë tjera politike”, ka thënë Haxhiu.

Related Articles