Dy raste të vdekjeve kanë ndodhur brenda 24 orëve, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Një rast ka ndodhur në Prizren ku e vdekur në një shtëpi është gjetur nja grua. Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rast tjetër ka ndodhur në Gjilan që është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa provat materiale relevante për rastin janë konfiskuar”, thuhet në raportin 24-orësh.
