Gjatë kontrolleve të realizuara në IEVP Fier janë zbuluar dhe sekuestruar sende të ndaluara, përfshirë telefona celularë, karikues, lëndë të dyshuara narkotike dhe sasi alkooli.
Sipas autoriteteve, gjatë operacionit janë gjetur 10 telefona dhe 10 karikues në ambientet e institucionit, si dhe disa bidona me përmbajtje të dyshuar alkoolike. Po ashtu, në dy raste të veçanta është konstatuar edhe lëndë narkotike e fshehur.
Në një kontroll tjetër me skaner, një i dënuar është kapur me pesë qese të vogla të dyshuara me substancë narkotike të fshehura në veshje, duke u shoqëruar më pas në sektorin e veçimit.
Autoritetet kanë njoftuar institucionet përgjegjëse dhe kanë nisur procedurat përkatëse hetimore, ndërsa kontrollet në këtë institucion pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
