KQZ hap regjistrimin për votimin me ekipe mobile për kategoritë me nevoja të veçanta

KQZ hap regjistrimin për votimin me ekipe mobile për kategoritë me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka nisur procesi i regjistrimit dhe evidentimit të votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor 2026 në Kosovë.

Ky proces u mundëson qytetarëve që për shkak të gjendjes shëndetësore, fizike apo rrethanave të tjera nuk mund të paraqiten në vendvotime, të votojnë përmes ekipeve mobile që do të angazhohen në të gjitha komunat e vendit.

Sipas KQZ-së, aplikimi mund të bëhet përmes platformës elektronike zyrtare vpnv.kqz-ks.org, si dhe fizikisht në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të zgjasë deri më 31 maj, ndërsa evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione do të përfundojë më 1 qershor.

Në këtë kategori përfshihen personat e hospitalizuar, të moshuarit në shtëpitë e përkujdesjes, personat në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit, të paraburgosurit si dhe qytetarët në arrest shtëpiak apo në rrethana të veçanta sigurie.

Related Articles