Kongresistët amerikanë sot vizitojnë Luginën e Preshevës

Kongresistët amerikanë sot vizitojnë Luginën e Preshevës

Kongresistët amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam pritet që këtë të martë të qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.

Profesori Refik Hasani tha se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë për shqiptarët e Luginës.

“Kujtoj se nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, inicioi duke prezantuar Rezolutën me numër H.R. 6411, dhe për raportim vizita është e një rëndësie të posaçme, që edhe të miratohet Rezoluta në fjalë brenda afatit të rregull 6 mujor të këtij viti”, ka shkruar ai.

Ai shpreh shpresën se pas realizimit të kësaj vizite, kongresistët amerikanë të konstatojnë plotësisht, me fakte, dëshmi e prova, moszbatim gati plotësisht ku Serbia nuk zbaton marrëveshjen e Konçulit të arritur më 20 maj 2001, dhe marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2009, 2013 dhe 2022.

“Kurse përfaqësuesit politikë shqiptarë, bashkërisht të paraqesin dhe të denojnë me një zë të unifikuar, ndaljen nga praktika e mospërfaqësimit proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore, por edhe ndaljen e menjëhershme të ballafaqimeve e përballjeve nga praktikat margjinalizuese-diskriminuese, u janë pasivizuar adresat nga regjistrat civil-janë pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat”, ka shkruar ai.

“Kjo vizitë duhet të shërbejë si mundësi që përfaqësuesit politikë shqiptarë të paraqiten me një PLATFORMË TË PËRBASHKËT dhe me qëndrime të unifikuara, duke argumentuar me fakte dhe dëshmi mbi diskriminimin sistematik që vazhdon ndaj shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës.  Kjo vizitë fletë më së miri se kjo Krahinë i përket Evropës, dhe nuk është çështje e brendshme e Serbisë, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin Politik dhe Juridik, andaj edhe kërkon zgjidhje të drejtë, të pranueshme me ndërmjetësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë”, u shpreh profesori.

Related Articles