Këto janë komunat ku numërimi ende nuk ka përfunduar

Këto janë komunat ku numërimi ende nuk ka përfunduar

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, deri më tani janë numëruar 94.04% e votave në nivel vendi, ndërsa procesi i numërimit vazhdon në disa prej komunave më të mëdha.

Të dhënat tregojnë se në Prishtinë janë numëruar 60.31% e votave, që do të thotë se ende mbetet pa u përmbyllur numërimi i rreth 39.69% të tyre, shkruan Gazeta Enigma.

Ndërkohë, në Gjilan janë numëruar 88.19% e votave, duke lënë edhe 11.81% të votave për t’u procesuar, ndërsa në Prizren numërimi ka arritur në 87.07%, me 12.93% të votave ende të panumëruara.

Related Articles