Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë

Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme, 29 korrik.

Sipas vendimit të MINT-it të datës 3 korrik 2026, çmimet maksimale të lejuara janë:

Nafta (dizel): 1.74 euro për litër;

Benzina: 1.53 euro për litër;

Gazi: 0.60 euro për litër.

Ministria ka njoftuar se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në publikimin e vendimit të radhës.

Po ashtu, MINT u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo ankesë lidhur me mosrespektimin e çmimeve maksimale të lejuara ta paraqesin përmes adresës elektronike [email protected] ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000.

Related Articles