Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan kanë vdekur nga koronavirusi 149 persona. Nga komuna kanë njoftuar se deri më tani janë kryer 22.527 testime ndërsa janë shëruar 6.437 pacientë.
Aktualisht në Gjilan janë 339 raste aktive ndërsa 138 mostra janë në pritje.
“Në bazë të shënimeve konfirmohet se janë dhënë 28864 vaksina, prej tyre 9407 të vaksinuar edhe me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit
“Numri i rasteve me Covid-19 në Gjilan është në rritje dhe për këtë janë shtuar kujdestaritë dhe janë mobilizuar të gjitha ekipet emergjente, të gjitha nivelet e shëndetësisë në Gjilan, Policisë së Kosovës, institucionet tjera emergjente dhe konform kësaj kërkohet që distanca, mosgrumbullimi, mbajtja e higjienës dhe vaksinimi të jenë prioritet i çdo qytetari. Fatkeqësisht numri i të vdekurve për gjithë periudhën e përballjes me pandeminë deri më sot është 149 raste dhe për këtë niveli i gatishmërisë në Gjilan është ngritur në nivelin maksimal”, është thënë tutje në mbledhjen e Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit.