Abdixhiku i kërkon Kurtit që të merret vetëm me pandeminë: Pikturat e simpoziumet mund të presin

Abdixhiku i kërkon Kurtit që të merret vetëm me pandeminë: Pikturat e simpoziumet mund të presin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova është vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje për tri ditë nga COVID.

Abdixhiku në një postim në “Facebook”, tha se kjo gjendje s’është normale dhe se Qeveria nuk mund të sillet sikur nuk po ndodhë asgjë.

Më tutje, ai ka kritikuar edhe Qeverinë për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se nuk mund të sillen sikur nuk po ndodhë asgjë.

“Qeveria vazhdon të sillet sikur asgjë nuk po ndodhë; sikur asgjë s’kanë në dorë. 17 të vdekur pardje, 13 dje, 14 sot. E meqë s’po merren me pandemi, çfarë po bëjnë të gjithë aty? Me çka e kalojnë kohën një ushtri pushtetarësh dje e sot – në ditët kur na vdesin plot 44 qytetarë? Ekspozitat e pikturave të Hotelit Grand e simpoziumet gjuhësore – me të cilat duket se Kryeministri megjithatë gjenë kohë – mund të presin pak. Në vend të tyre duhet të prijë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Related Articles