Anglia U21 ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 2-0 ndaj Kosovës U21.
Golin për 1-0nga penalltia e gjeti sulmuesi Rhian Breëster. Kurse për 2-0 shënoi mesfushori Palmer.
Ndryshe, ky takim po zhvillohet në kuadër të kampanjës eliminatore për “Euro 2023” për 21-vjeçarët.
Dy skuadrat janë përballur mes vete dy herë dhe dy ndeshjet i kanë fituar “Tre Luanët”.
Kosova e ka nisur me fitore këtë kampanjë eliminatore ndaj Andorrës, kurse Anglia së fundmi nuk arriti të udhëtojë në Rumani shkaku i rasteve me COVID-19.
Grupit G i prin Republika e Çekisë me 2 pikë nga dy ndeshje, e ndjekur nga Kosova, Sllovenia dhe Shqipëria me nga tri pikë nga ndeshjet e para.
Anglia është pa pikë pasi nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje, ndërsa Andorra është e fundit pa pikë pas tri ndeshjeve.