Qeveria: Mbështesim propozimet që të shkurtohet fushata

Qeveria: Mbështesim propozimet që të shkurtohet fushata

Të hënën kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke folur rreth situatës me pandeminë u shpreh se mendimi i tij është që të shtyhen zgjedhjet lokale.



Lidhur me këtë çështje Front Online ka pyetur Qeverinë për qëndrimin e tyre.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë të martën se e mbështesin shkurtimin e fushatës zgjedhore, varësisht nga rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.

“Ne mbështesim propozimet që fushata zgjedhore të jetë sa më e shkurtër, varësisht nga rekomandimet e IKShPK-së”, thuhet në përgjigjjën e Kryeziut.

Më tutje ai është shprehur se pamdemia është betejë e përbashkët e të gjithëve pa dallim.

“Beteja me pandeminë është betejë e përbashkët sepse të gjithë përballemi me të njëjtin rrezik, pa dallim”, është shprehur Kryeziu, trasmenton Gazeta “Enigma”.

Kujtojmë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u ka derguar shkresë kryetarëve të partive kryesore, VV-së, PDK-së dhe AAK-së për shkurtim të fushatës zgjedhore në 10 ditë. Me këtë qëndrim janë pajtuar liderët opozitarë, por jo edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Related Articles