Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohet me kryesinë e Listës Serbe dhe kandidatët për kryetarë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.
Takimi do të fillojë në orën 12:00 të mërkurën në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, në Andrićev Venac, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media.
Zgjedhjet lokale të Kosovës janë caktuar për datën 17 tetor.
Lista Serbe do të garojë në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë. Madje në një komunë, atë të Ranillugut, ajo do të jetë e vetmja parti e certifikuar.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Lista Serbe ishte partia që fitoi më së shumti komuna në Kosovë. Ajo fitoi në 9 komuna, ndërkohë LDK ishte e dyta me 8.