Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin e 55-vjeçarit që u gjet i vdekur në veturën e tij në Ferizaj.
Ai ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët para tri ditësh.
“Fsh. Bablak, Ferizaj 15.09.2021 – 13:45. Viktima mashkull kosovar i cili ishte i raportuar si person i humbur, me 17.09.2021 është gjetur i vdekur në veturë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndryshe, 55-vjeçari që ishte raportuar si i zhdukur që nga e mërkura është gjetur i vdekur në veturën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Rajonit të Ferizajt, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Policia ka bërë me dije se vetura është gjetur në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj.
Me datë 16.09.2021, rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar rasti “Person i zhdukur” i moshës 55 vjeçar ( m/Kosovar). Sot me datën 17.09.2021 Njësitet Policore kanë ndërmarrë veprimet operative/hetimore, ku rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacione se një veturë me një person brenda veturës gjendet në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë”, ka njoftuar Policia.