Asociacioni i Komunave të Kosovës, sot gjatë ditës do të takohen me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth rishikimimt të masave antiCOVID, raporton Gazeta “Enigma”.
Mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Në këtë takim ku do të marrin pjesë kryetarët e komunave dhe drejtorët komunal të shëndetësisë, AKK-ja do të kërkoj lehtësimin e masave.
“Po kemi kërkesë, do të flasim për mundësimin e lehtësimit të masave për gastronomët që të mund të operojnë brenda në lokale dhe fillimi i vitit të ri shkollor duke u bazuar në 4 skenarët”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ky takim do të filloj në orën 14:00.
Ndërkohë, pavarësisht uljes së numrit të rasteve të infeksionit me COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi të mërkurën se ka marrë sërish rekomandim nga IKSHPK-ja që të mos hapen shkollat.
“Rekomandimet e IKSHPK-së kanë qenë që shkollat duhet të ndërpriten dhe kjo të vazhdohet. Por, jemi duke vazhduar që të bëjmë maksimumin që të respektohen rekomandimet që të merren masat tjera që nuk e dëmtojnë procesin arsimor. Por ne duhet të jemi koshient për rrezikun kur të hapen shkollat, mbi 50 raste kanë qenë fëmijë që nuk kanë qenë të infektuar më herët me rastin Delta”, deklaroi Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi, të mërkurën..
Po ashtu siç ka thënë ai është rekomanduar që gastronomia të mos punojë në ambiente të mbyllura.
Këto masa pritet që të ndryshohen pas vlerësimit të situatës nga IKSHPK-ja sipas rekomandimit të të cilëve do të merret edhe vendimi tjetër për masat antiCOVID. /Gazeta “Enigma”.