Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, Ursula von der Leyen: Mesazh i rëndësishëm për rajonin

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, Ursula von der Leyen: Mesazh i rëndësishëm për rajonin

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka thënë se marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë për targat është një mesazh i rëndësishëm për rajonin.

Gjatë konferencës për medie, kryetarja e KE-së, u shpreh se bisedimet dhe dëshira për të gjetur zgjidhje është një gjë që janë në gjendje ta bëjnë dhe të ecet përpara.

“Marrëveshja e lehtësuar nga BE-ja ishte mesazh i shkëlqyeshëm edhe për rajonin. Se është e mundshme që kur të uleni në tavolinën e negociatave, me dëshirën për të gjetur zgjidhje edhe në situata të vështira dhe mund të gjinden zgjidhje e të vazhdojmë përpara. Nëse i shohim deklaratat sot është mesazh i qartë se jemi të zotuar për zgjerim”, theksoi ajo.

Ajo u shpreh se Ballkani Perëndimor ka të njëjtat vlera dhe ndanë të njëjtën histori me Bashkimin Evropain dhe se e duan atë në BE.

Siç tha ajo, masazhi kryesor i Komisionit Evropian është se Ballkani Perëndimor është pjesë e së njëjtës Evropë siç është edhe BE-ja.

“Mesazhi kryesor i Komisionit është shumë i qartë, së pari Ballkani Perëndimor është pjesë e të njëjtën Evropë siç është edhe Bashkimi Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat vlera dhe të njëjtin fat dhe besoj fuqishëm se kemi edhe të njëjtin fat”, tha Von der Leyer.

Ajo theksoi se “Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Ne duam Ballkanin Perëndimor në Bashkim Evropian, dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim që qëllimi ynë është zgjerimi”, u shpreh ajo. 

Related Articles