Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në margjinat e Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ishin të pranishëm edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
“Biseduam për diplomat, njohjen e profesioneve, procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes. Nuk është i llojit të statusit, dhe shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto çështje teknike, kurse në thelb çështjet e rëndësishme në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiq
Ai tha se “do të vazhdojmë dialogun, dhe tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe (ZSO)”.
“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, por tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, tha Vuçiq.
Ai gjithashtu thotë se bart një përshtypje të mirë nga biseda me presidenti francez Macron, “i cili kuptoi gjithçka nga një nga pyetja ime që i bëra Kurtit”.
Ai iu referua gjithashtu zgjerimit, duke thënë “disa nuk donin të jepnin një datë, sepse disa kanë zgjedhje në vendet e tyre në periudhën e ardhshme në Evropën Perëndimore”.