Ekspertët e ekonomisë në vend po vlerësojnë se pandemia ka shkaktuar frikë të qytetarët për të marr angazhime të mëdha financiare. Sipas tyre në disa sektor investimet kanë stopuar, ngase kryesisht kreditë janë shfrytëzuar për konsum.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se në pamundësi që qytetarët dhe bizneset ta shijojnë ndihmën e institucioneve alternativë të vetme i kanë pasur bankat.
Sipas tij rritja e vlerës së marrjes së kredive do të ngadalësojë trendin e zhvillimit të sektorit privat.
“Definitivisht pas pandemisë bota nuk do të jetë ajo që ka qenë, më parë, e dyta duhet një rirënditje e re ekonomike, dhe duhet të theksohet në këtë kohë pandemie se nëse dikush e ka dhënë provimin e pjekurisë dhe profesionalizimit është sektori privat dhe shpirti ndërmarrës i kosovarëve”.
“Bizneset dhe qytetarët kanë pasur shumë pak mundësi ta shijojnë dorën e zgjatur të shtetit, t’i ndihmojë shteti në këtë kohë dhe fatin e aktiviteteve biznesore e kanë marr në duart e veta, dhe nëse mungon ndihma nga institucionet cka është alternativa përvec adresimit te bankat dhe në këtë drejtim është një rritje e kredive dhe është një moment që do ta ngadalësoj trendin e zhvillimit të sektorit privat, por nga vet fakti se që nga fillimi i këtij viti e deri më sot janë investuar vetëm 90 milionë euro, nga pakot e miratuara nga parlamenti i Kosovës, e dëshmon se sa pak është bërë për të mbështeur eknoominë dhe sektorin privat”.
Gërxhaliu thekson se Banka Qendrore e Kosovës, ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit fiskal, derisa pohon se duhet të gjenden pako lehtësuse në mënyrë që të motivohet sektori privat.
“Adresa ka qenë bankat, dhe në këtë drejtim Banka Qendrore e ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitet fiskal dhe duhet të kuptohet që një shoqëri që varet nga importi, destinacioni i kredive në këtë drejtim i orientuar në blerje dhe në konsum se sa në zhvillim, duhet të gjenden pako lehtësuese që të motivohet sektorit privat”.
Përvec, pakove lehtësuese, Gërxhaliu thekson nevojë për sundim të ligjit për të iu kirjuar investim të sigurt bizneseve.
E, për të padyshim që për të pasur një zhvillim ekonomik të avancuar duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kosovës i duhet një stabilitet politik, një sundim i ligjit për t’i motivuar qytetarët dhe bizneset për të investuar, ju po e shihni që agjenda politike është duke dominuar dhe imazhi i Kosovës është një pikë mjaft kritike dhe po e shihni që raportet janë kritike. Është utopike që të mendohet një zhvillim ekonomik i zhvilluar derisa nuk do të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Edhe njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Bardh Ahmeti për Ekonomia Online thotë se sektori bankar gjatë pandemisë ka qenë stabil përkundër vështirësive, derisa ka përmendur që ka egzistuar frika te qytetarët për të marr kredi.
“Sektori financiar ka qenë stabil gjatë pandemisë, përkundër sfidave që i ka prekur të gjitha sferat e jetës, dhe kreditë kanë vazhduar trendin e tyre dhe ka pasur frikë te qytetarët për të marr angazhime të mëdha financiare e njëjta ka vlejt edhe për sektorin privat dhe në disa sektor investimet kanë stopuar për një fazë dhe kreditë kanë qenë kryesisht konsumuese”.
Edhe rritja e depozitave ka ardh si pasojë e frikës që ka egzistuar te qytetarët, derisa e kanë stopuar edhe konsumin, thotë Ahmeti.
“Gjatë pandemisë kemi vërejt që është thyer rekordi i depozitave bankare, të cilat kanë qenë në bankat tona dhe kjo vjen si rezultat i panikut që ka egzistuar te qytetarët, kanë stopuar edhe konsumin, dhe kanë investuar vetëm aty ku ka qenë emergjente për jetën e tyre dhe konsumi ka rënë”.
“Sektori bankar në vendin tonë është mjaft i qëndrueshëm, dhe ka stabilitet ndër vite, nëse shohim bankar komerciale ato kanë shumë fitime dhe kjo na tregon për një stabilitet të qendrueshëm”, ka shtuar Ahmeti për EO.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës gjatë periudhës së pandemisë janë lëshuar 976 milionë euro kredi të reja.
Kjo ka bërë që kreditë aktive në banka të jenë rreth 3.5 miliardë euro, derisa depozitat në banka janë 4.5 miliardë euro, apo me një rritje vjetore 14.7./Gazeta Enigma/.