Ish-ambasadori i SHBA-së në Beograd, Cameron Munter, vlerëson se fakti se Serbia nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës, po e pengon atë ta marrë vendin që i takon në Evropë dhe po ashtu të ndërtojë një të ardhme paqësore e prosperuese për qyetarët e saj.
Munter në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se SHBA-ja vazhdimisht ka inkurajuar vendet nëpër botë që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe se ajo vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me aleatët e saj evropianë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Supozoj se SHBA-ja vazhdon ta bëjë këtë, veçanërisht në marrëveshje me shumicën e vendeve të BE-së që gjithashtu e njohin Kosovën”, ka thënë Munter, i pyetur nëse SHBA-ja bën presion mbi vendet, veçanërisht ato në BE, që ta njohin Kosovën.
Munter ka komentuar edhe marrëveshjen e nënshkruar në Washington në shtator të vitit të kaluar dhe se sa detyruese është ajo nga administrata e Joe Bidenit. Munter ka thënë se marrëveshja ishte planifikuar dhe ekzekutuar dobët nga fillimi.
“Ajo ndodhi kryesisht për qëllime politike të brendshme amerikane, e jo duke marrë parasysh synimet serioze të politikës së jashtme”, tha Munter./Gazeta Enigma.