Nga e diela e ardhshme qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani.
Kjo pasi qeveria gjermane e ka hequr vendin tonë nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me koronavirusin COVID-19.
Ndërkaq, në vendimin e ri të qeverisë gjermane thuhet se do të klasifikohen dy shtete të BE-së si zona të rrezikshme për shkak të koronavirusit – Kroacia dhe Bullgaria.
Njoftimi erdhi të premten nga instituti “Robert Koch”, agjenci kjo në varësi të Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë, përgjegjëse për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Vendimi i ri hyn në fuqi të dielën, më 24 tetor. /Gazeta Enigma.