Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh sa i përket rasteve me COVID, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë këtyre orëve nuk janë regjistruar asnjë vdekje.
Nga 1 mijë e 958 testime, 28 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, derisa 25 pacientë janë shëruar.
Numri total i dozave të administruara është mbi 1 milion, ndërsa brenda 24 orëve, 4 mijë e 707 qytetarë janë vaksinuar.