Shoqata e Gastronomëve: Kundershtimi ndaj masave të reja do të vazhdoj edhe gjatë ditëve të ardhshme

Shoqata e Gastronomëve: Kundershtimi ndaj masave të reja do të vazhdoj edhe gjatë ditëve të ardhshme

Qeveria e Kosovës, të shtunën e 23 tetorit, ka miratuar masat e reja kundër virusit COVID-19, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në masat e reja, ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve, ndërsa sektorit të gastronomisë  do t’i lejohet të punojë deri në ora 23:00, por muzika duhet të ndalohet pas orës 21:30.

E këta të fundit, të dielën e kaluar, në shenjë pakënaqësie, kanë protestuar para objektit të Qeverisë.

Veton Zuka Kryetar i Gastronomeve në Prishtinë për Gazetën “Enigma”, është prononcuar në lidhje me këtë çështje.

Ai ka thënë se masat e reja janë të kundershtume sepse sipas tij, shumë masa të tjera qe janë marrë kanë qenë të njëanshme, pa ndonjë konsultim me gastronomët.

”Është normale që i  kundërshtojmë  këto masa, sidomos problemi qëndron te shfrytëzimi  i hapësirave brenda, që është 50%, e që në të njëjtën kohë kërkohet që klientët të jenë të vaksinuar”, ka deklaruar Zuka.

Ai tutje ka thënë se këto masa janë të pakuptimta.

“Orari i muzikës me të vertet është i pashpjejushëm si vendim, sepse ska logjike me u ndal muzika në orën nëntë e gjysmë”, është shprehur Zuka.

Veton Zuka, Kryetar i Gastronomeve në Prishtinë

Në pyetjen tonë se cilat janë veprimtaritë e tyre në ditët në vazhdim, ai ka treguar se deri këtë të premte, kanë pritur që të mirret një vendim rreth paknaqësive të shoqatës së gastronomëve por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Ne kemi prit që sot të mirret ndonjë vendim, por nuk është marrë, atëherë ne do të kemi një kordinim me Oden e Hotelierisë , të cilët do ti përkrahim, në protestën që do t`a organizojnë. Përndryshe, sa i përket veprimeve tona si gastronom, gjatë javës kemi me mbajtë mbledhjen e dytë sa i përket këtyre masave të fundit, dhe do të marrim vendimet si shoqatë se çka do të organizojmë më tutje.

Asociacioni i Komunave të Kosovës serish ka kërkuar heqjen e orës policore

Sipas Sazan Ibrahimit, Kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, ka thënë se një masë e tillë është e panevojshme në kohën kur vendi ynë po shënon rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus , duke theksuar faktin se për disa ditë me radhë nuk ka pasur asnjë rast me fatalitet.

Në një deklaratë për Gazetën “Enigma”, ai ka thënë se Kosova është ende njëra nga vendet e rajonit, e cila po vazhdon me ashpërsimin e masave antiCOVID.

Tutje, Ibrahimi ka  vlerësuar edhe kërkesën e tyre kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin e qytetarëve me barna esenciale pasi që në shumicën e komunave ata po detyrohen t’i blejnë vetë.

“Sa i përket vërejtjeve të tjera në kolegjiumin e drejtorëve të shëndetësisë është duke u kërkuar që komunat të furnizohen me barna nga lista esenciale e barnave, sepse ka mungesë nëpër komuna, kjo nuk është vetëm tani duke ndodhur, ka ndodhur në vazhdimësi edhe pse kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila është përgjegjëse për furnizimin e barnave nga lista esenciale e barnave, kjo në disa komuna nuk po ndodhë”, ka thënë ai.

Pacienti vetë duhet t’i sigurojë barnat apo në disa raste komunat, të cilat janë pak më kushtimisht më të fuqishme nga aspekti financiar. Nga të hyrat vetanake, janë duke i blerë barnat nga lista esenciale e barnave edhe pse ministria është përgjegjëse,” ka theksuar Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi, Kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës

Ai ka thënë se në bazë të masave të reja të marra nga Qeveri,  ka  kërkuar nga Ministria e Arsimit që të furnizohen nxënësit me libra nëpër shkollat e Kosovës pasi që 20 deri në 30% e tyre ende nuk i kanë librat.

“Komunat kanë qenë të përgatitura që nga fillimi i procesit mësimor të fillohet me orare të rregullta dhe me prezencë fizike, të gjitha kushtet teknike të cilat janë paraparë me legjislacionin në fuqi, të cilat pengojnë në kompetencat e komunave janë kryer qind për qind nga niveli lokal”, ka thënë ai.

“Përveç kësaj Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga Ministria e Arsimit t’i jep prioritet furnizimit të nxënësve me libra, sepse ende ka mungesë të librave nëpër shkollat e Kosovës dhe mbi 20- 30% e nxënësve ende nuk janë të furnizuar me libra dhe kjo është një gjë të cilën Ministria duhet t’i japë prioritet” është shprehur ai.

Gjithashtu Ibrahimi ka theksuar se komunat në përgjithësi janë dakorduar edhe më herët që të kenë proces të rregullt me orar të rregullt dhe me prezencë fizike, por që sipas tij në dy komuna ku ka frekuentim më të madh të nxënësve, përsëri do të sigurohen që të ketë ndarje në grupe, në mënyrë që të mbahet distanca mes nxënësve.

Qeveria e Kosovës vazhdon edhe më tutje që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimin e festivaleve, koncerteve, , dasmave, fejesave, ahengjeve familjare etj…

Ndërkohë sipas masave të Qevrisë lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles