Ceremonia e filmave Oscar këtë vit kanë zbuluar disa prej masave të sigurisë dhe protokolleve që do të jenë në fuqi gjatë evenimentit tre orësh.
Organizatoret kanë siguruar se janë duke i marrë të gjitha masat për t’u siguruar që të gjithë të nominuarit dhe pjesëmarrësit të jenë të sigurtë, ndërsa maskat mbrojtëse do të luajnë një rol të madh në ceremoni.
Jesse Collins, Stacey Sher dhe Steven Soderbergh, kanë shpjeguar se protokollet për COVID-19 do të integrohen në ceremoninë që mbahet më 25 prill.
Soderbergh dhe Sher, të cilët punuan në filmin “Contagion” nga viti 2011, ishin veçanërisht të përshtatshëm për rolin e organizatorëve në kushte të tilla, duke pasur parasysh përvojën e mëparshme që kërkonte punë afatgjatë me epidemiologët.
Ata theksuan se e gjithë situata në lidhje me organizimin e sigurisë së ngjarjes “ishte tepër e rrjedhshme” në një përpjekje për t’iu përmbajtur udhëzimeve për sa i përket kapacitetit dhe zhvendosjes së njerëzve dhe afatit kohor për sa kohë ata mund të qëndrojnë në vende të caktuara, duke shtuar se nuk ka asnjë shans që “ta vënë dikë në rrezik”.
Ndarja e çmimeve Oscar do të mbahet më 25 prill në dy vende – Union Station në Los Angeles dhe Dolby Theatre në Hollywood Highland Center dhe me përfshirje nga vende të tjera ndërkombëtare përmes lidhjeve të drejtpërdrejta.