Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve edhe për personin e pestë që dyshohet se është i përfshirë në rastin e vrasjes së 21-vjeçarit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet e ditur se i dyshuari është R.I.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe i dyshuari i pestë, me incialet R.I., për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 08 Nëntor 2021, në Gjilan, në të cilën me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri E.R.”, bëhet e ditur në njoftim.
Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim mbi ndalimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.I., ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e tjera hetimore.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm Prokuroria e Gjilanit ka njoftuar se është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve edhe për katër të dyshuarit tjerë.
21-vjeçari nga Gjilani, E.R. mbeti i vdekur mbrëmjen e së hënës. Ai u qëllua me armë zjarri, pas një përleshjeje në mes gjashtë personave.
Po ashtu, një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave. Ai po mjekohet në QKUK, derisa është nën mbikëqyrje të policisë/Gazeta Enigma/