Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas, gjatë ditës së sotme do ta vizitojë Prishtinën, ku pritet të takohet me krerët kryesorë të institucioneve të Kosovës
Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në ora 14:00, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do ta pret homologun e saj gjerman Heiko Mass.
Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie Maria Adebahr, Maas, qëllimi i vizitës në Kosovë por dhe Serbi është i fokusuar në diskutimet ndërmjet dy shteteve, përkatësisht për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e mardhënieve.
Mass fillimisht në ora 15:00 do ta takoj Presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa më pastaj nga ora 16:30 ai do ta takoj Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,.
Dhe ora 17:00, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas.