Klubi i futbollit, Drenica ka njoftuar se është dorëhequr kryesia e klubit.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se deri tek dorëheqja ka ardhur si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit.
Tutje, në njoftimin e tyre thuhet se janë të hapur për të gjithë ata që janë të interesuar për të investuar në klub.
“Dorëhiqet kryesia e klubit! Kryesia e klubit sot, pas situatës të krijuar në klub ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit. Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit. Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara. Kryesia falendëron Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe. Me Respekt, Kryetari, Mustaf Bajraktari”, thuhet në njoftim.