Një person është lënduar për shkak se është goditur nga një veturë, të enjten mbrëma rreth orës 20:20, në fshatin Zabel i Ulët, në Drenas.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 20:20, është pranuar informata se në fshatin Zabel, komuna e Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.
Borovci bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./Gazeta “Enigma”/