A mund t’i ofrojë Kosova siguri lojtarëve të Izraelit nëse zhvillohet ndeshja e 15 tetorit në Prishtinë?

A mund t’i ofrojë Kosova siguri lojtarëve të Izraelit nëse zhvillohet ndeshja e 15 tetorit në Prishtinë?

Lufta që po zhvillohet mes Izraelit dhe Palestinës ka bërë që jeta të mos zhvillohet në shtetin e Izraelit, e si pasoj ka prekur edhe sportin, më konkretisht futbollin.

Gjatë kësaj jave do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” që zhvillohet në Gjermani.

Izraeli në kalendar i ka pasur dy ndeshje për t’i zhvilluar si vendas më 12 tetor ndaj Zvicrës dhe si mysafirë më 15 tetor ndaj Kombëtares së Kosovës në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.

UEFA ka njoftuar më 8 tetor se takimi mes Izraelit dhe Zvicrës që ishte paraparë të luhej më 12 tetor është shtyrë për një afat të pacaktuar për shkak të luftës që po ndodh mes Palestinës dhe Izraelit.

Federata e Futbollit e Izraelit ka bërë kërkesë në UEFA që mos ta zhvillojë as ndeshjen e dytë me Kosovën që ishte paraparë të zhvillohet më 15 tetor. Madje, Izraeli ka anuluar edhe rezervimin e hotelit që kishin bërë në Prishtinë gjatë qëndrimit dy ditorë që ishte planifikuar.

UEF pritet që brenda këtyre ditëve të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta shtyjë ndeshjen me Izraelin.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala në një bisedë për Gazetën Enigma ka treguar se sa janë të gatshme organet e sigurisë që të ofrojnë siguri për Izraelin nëse ndeshja zhvillohet më 15 shtator në Prishtinë.

Shala potencon se duhet të ketë gatishmëri të madhe dhe kontrolla të rrepta ku do të qëndrojë ekipi i Izraelit.

Institucionet e vendit tani me janë në fazën e tyre normale të përgatitjes për të përmbushur dhe hartuar planin e tyre operacional për datën e 15 tetorit që pritet të zhvillohet ende zyrtarisht në mese Izraelit dhe Kosovës. Siguria e cila në këtë rast do të ofrohet do të jete tejet senzitive duke llogaritur kontrolla me te rrepta në hotelin ku ata do të vendosen por edhe në intervale të caktuara kohore ku lëviz kombëtarja e Izraelit do të ketë ndërprerje të qarkullimit të makinave”, thotë Drizan Shala për Gazetën Enigma.

Sipas Shalës, AKI dhe Policia e Kosovës duhe ttë kenë bashkëpunim me autoritet izraeliti në mënyrë që kjo ngjarje e futbollit të kalojë pa asnjë incident.

Çka duhet të theksohet dhe vihet në pah është fakti që institucionet e sigurisë ( AKI dhe Policia e Kosovës ) do të kenë një bashkëpunim edhe me partneret e ekipit mysafir që kjo ngjarje e futbollit të kalojë pa as një incident”, potencon ai.

Shala kërkon edhe rritjen e gatishmërisë edhe nga FFK-ja nësë zhvillohet kjo ndeshje.

“Ndërsa FFK do të duhej të rrit gatishmërinë e kompanisë e cila do të miret me sigurim që pjesën e perimetrit në hyrja t’ia bartë pjesëtarëve të Policisë së Kosovë të cilët janë të trajnuar dhe kanë aftësi për të menaxhuar një situatë të tillë”, vlerëson eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ndërkaq, analisti i futbollit, Arben Zeqiri ka thënë për Gazetën Enigma se nëse zhvillohet ndeshja ndaj Izraelit, FFK-ja duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të parandaloj ndonjë parregullsi.


“FFK-ja duhet t’i marrë maksimalisht të gjitha masat e nevojshme për të parandalu çdo ekses eventual, por nuk besoj se do të ndodhë, pasi jemi shtet tolerant dhe këto konflitet e të tjerëve ndërmjet tyre nuk na interesojnë. Ne i kemi problemet tona edhe duhet me u ballafaqu me problemet tona”, vlerëson Arben Zeqiri.

Zeqiri thotë se nëse zhvillohet ndeshja ndaj Izraelit, ‘Dardanët’ duhet me çdo kusht ta kërkojnë fitoren. Ai insiston se edhe nëse zhvillohet ndeshja ndaj Izraelit nuk pritet që të ketë ndonjë problem, pasi sipas tij nuk jemi popull që shquhemi për probleme të tilla.

“Por ma e rëndësishmja është që nëse ndeshjen e zhvillojmë me Izraelin ta fitojmë dhe ta krijojmë një mentalitet fitues i cili do të na jep forcë për ristrukturim dhe riorganizim për kampanjën vijuese që do të jetë për Ligën e Kombeve. Une nuk besoj që ka me ndodh ndonjë ekses sepse nuk i paraprijmë atyre edhe zakonisht nuk shquhemi për të tilla ekcese”, thotë Zeqiri për Gazetën Enigma.

Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar mes Izraelit dhe Kosovës kishte përfunduar me rezultatin 1-1./GAZETA ENIGMA/

Related Articles