Si pasojë e një aksidenti, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, raporton Gazeta Enigma.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës./ Gazeta Enigma.