Një aksident me fatalitet ka ndodhur të premten mbrëma në rrugën Kllokot – Viti, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident ishte e përfshirë një motoçikletë me ngasës një mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit ngasësi ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
/GAZETA ENIGMA/