Aksionet e Policisë, vrasjet e gjithçka që ndodhi në vitin 2021- Në çfarë niveli qëndron vendin ynë për kah siguria?

Aksionet e Policisë, vrasjet e gjithçka që ndodhi në vitin 2021- Në çfarë niveli qëndron vendin ynë për kah siguria?

Vitin që lamë pas, Policia e Kosovës zhvilloi tri aksione në veri të vendit, ku në aksionin e fundit, ashtu sikur edhe dy të parat u raportua se ka pasur edhe rrjedhje të informacionit, raporton Gazeta “Enigma”.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, kishte potencuar ai.

Aksioni i zbatimit të reciprocitetit për targat me Serbinë

Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës së 20 shtatorit 2021, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Speciale Operative ishte vendosur në pikë kalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak, për të filluar reciprocitetin e targave.

Të gjitha veturat që deri në at kishin pasur targa të Serbisë, duhet t’i zëvendësojnë ato me “RKS”, targa të Republikës së Kosovës”, nëse duan të qarkullojnë brenda territorit të Kosovës.

Pas vendosjes së masave të reciprocitetit, qytetarë serbë ishin grumbulluan afër pikave kufitare në Veri,  duke i bllokuar rrugët me kamionë si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit serb nuk mbetën të vetëm, reagimi i shtetit serb ishte i menjëhershëm.

Serbia, me anë të helikopterëve ushtarak e avionëve të prodhimit rus MIG-29 provokoi situatën në veri të vendit.

Si pjesë e kërcënimeve, Serbia dërgoi një divizion të tankeve në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi nga qyteza e Rashkës.

Ndërsa kërcënimet nga Serbia vazhdonin, përbrenda Kosovës, Lista Serbe vendosi billborda në komuna me shumicë serbe ku shkruhej “Mirësevini në Asociacionin e Komunave serbe”.

Pas 13 dite bllokadë, Njësia Speciale Policës u larguan nga vendkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, bashkë me barrikadat, e aty u vendoset KFOR-i.

Kjo ishte pika e parë nga tri sa janë gjithsejtë si pjesë e marrëveshjes mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel të enjten më 30 shtator 2021 për targat.

Sipas pikës 2 të kësaj ujdie, nga 4 tetori, do të fillonte së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme”.

Ndërkaq, në pikën tre thuhej se palët e dy shteteve do të takohen më 21 tetor për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave.

LEXO EDHE: Afishet nxirren nga depot e MPB-së, ishin shtypur që nga viti 2017

Deklarimet e Kurtit dhe Sveçlës pas arritjes së marrëveshjes për targa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte komentuar marrëveshjen me Serbinë lidhur me reciprocitetin për targa. Ai kishte theksuar se meqë bllokada po largohet, njësitë speciale s’kanë pse qëndrojnë në Veri.

“Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt”, kishte shkruar Kurti në Facebook.

Ndërsa, kishte shtuar se meqë targave të Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, kishte thënë se nga data 4 tetor, secilës tabelë të automjeteve të Serbisë pa dallim do t’i mbulohet shenja shtetërore.

“Nga 4 tetori, çdo tabele automjeti të Serbisë ne ia mbulojmë shenjën shtetërore. Nuk na interesojnë të tjerat aty. Nuk ka tabela pak më të mira e aso pak më të këqija të Serbisë”, kishte thënë Sveçla përmes një statusi në Facebook.

Ai ishte deklaruar edhe për Njësinë Speciale të Kosovës, të cilët sipas tij nuk kanë nevojë të qëndrojnë në veri, pas tërheqjes së barrikadave.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila që nga dita e parë ka ruajtur rendin dhe sigurinë në vend, më nuk do të ketë nevojë të qëndrojë aty”, ishte shprehur ai.

LEXO EDHE: Pas 13 dite bllokadë – zhbllokohen vendkalimet kufitare në Jarinje e Bërnjak

Aksioni për luftimin e kontrabandës

Aksioni i kontrabandës nisi në orët e hershme të 13 tetorit 2021, në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Ky operacion u përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve lokalë.

Gjatë këtij aksioni kishte pasur ndër të tjera edhe gaz lotsjellës, gjithashtu ishte djegur një veturë.

Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve ishin lënduar 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë të cilët kishin kërkuar ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.

LEXO EDHE: Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës jep detaje për të lënduarit gjatë aksionit në veri

Kurse, Policia e Kosovës në këtë aksion arrestoi tetë personave derisa vazhduan hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidheshin me kontrabandimin e mallrave.

VIDEO

Për dy aksionet e para në veri të vendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në Kuvendin e Kosovës, se në veri të Ibrit kishte më shumë rend e ligj tani se kurdoherë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Millan Radojeçiq. Rreziku ka qenë nga marrëveshjet gjentelmene me kriminelë, nuk e rrezikon veriun policia. Fjala e deputetit Haradinaj është sulm ndaj moralit të policit”, kishe thënë Kurti.

Kurse, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kishte folur për reagimet e opozitës lidhur me aksionet e zhvilluara në veri të Mitrovicës. Ajo kishte përgënjeshtruar akuzat e partive opozitare që këto aksione janë bërë qëllimshëm në prag të zgjedhjeve lokale.

Kusari-Lila kishte theksuar se këto aksione janë vazhdim i punës së mirë të qeverisë.

“Punët e Qeverisë dhe Kuvendit nuk presin, ato duhet të vazhdojnë pa marrë parasysh procesin zgjedhor lokal. Ky kabinet qeveritar gjatë këtij procesi zgjedhor dha edhe një shembull dhe një standard të ri për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Prej mosshfrytëzimit të resurseve qeveritare deri tek mesazhi dhe korrektësia politike, gjë e paparë deri më tani në Kosovë”, kishte thënë Kusari-Lila.

Ishte, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i cili kishte thënë se në veri të Mitrovicës nuk ka siguri.

Duke folur në Kuvend për dy aksionet e njësive speciale të Policisë së Kosovës lidhur me zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë dhe për luftimin e kontrabandës, Haradinaj kishte potencuar se Kosova pas këtyre dy aksioneve është më e dobët në këtë pjesë të vendit.

“Kemi parë dy operacione policore në veri të vendit, dhe pas këtyre dy operacioneve ka ndodhur përkeqësim i gjendjes sa i përket rendit dhe ligjit në siguri dhe dobësim i shtetit ligjor. Pas dy herëve që ka operuar Kosova në veri me policinë e vetë, të dy herët kemi dalë të dobët”,kishte thënë Haradinaj.

Aksioni për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave

Më 25 dhjetor 2021, Policia e Kosovës në mbështetje të veprimtarisë së Doganës së Kosovës, kishte zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç’rast ishin kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave.

Aksioni u raportua se përfundoi pa incidente.

Kurse, në një nga lokacionet ishte vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Ndërsa, Policia e Kosovës kishte filluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare.

Raportimi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të drejtorit të Policisë së Kosovës

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, deputeti, Bekë Berisha kishte ngritur dyshimet për mos zbulimin e shumë vrasjeve enigmatike nga policia.

Për këtë, Mehmeti kishte thënë se në këtë periudhë, vetëm një vrasje nuk është zbuluar, prej 25 rasteve sa kanë qenë.

Ndërsa, Berisha përgëzoi Policinë e Kosovës për zgjidhjen e rastit të vrasjes në Gllogjan, ku mbeti i vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Ndërkohë që pyeti për disa raste që nuk janë zgjidhur ende.

“Janë bërë vite që në Kosovë ka vrasje shumë enigmatike. Ju përgëzoj për vrasjen që është zbuluar në Gllogjan, sepse u frikësuam që të do të jetë ‘hetimet vazhdojnë’. Për hetimet vazhdojnë, qysh jemi mësuar, tani po ua shohim sherrin, sepse disa po bëhen politike”, ishte shprehur Berisha.

Ndërsa, gjatë raportimit, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kishte deklaruar se si polici janë të angazhuar që të gjitha vrasjet të zbulohen.

”Sa i përket vrasjeve, ne jemi angazhuar që të gjitha vrasjet të cilat kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, është vetëm një vrasje prej 18 vrasjeve sa kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, pra, është vetëm një që nuk është zbuluar, ndërsa sa i përket ndryshimeve të ekipeve ne aktualisht jemi duke e ndërtuar një sistem dhe jemi duke kërkuar përgjegjësi prej hetuesve, jo vetëm për vrasje, por për të gjitha rastet që hetuesit i kanë në dispozicion të tyre, jemi duke kërkuar përgjegjësi për nivelin e zbulueshmërisë”, kishte theksuar ai.

LEXO EDHE: “Janë bërë vite që në Kosovë ka vrasje shumë enigmatike”

Disa prej vrasjeve që kanë tronditur Kosovën këtë vit:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, rikthehu historinë e vetëvrasjes së 20 vjeçares

Me 26 nëntor 2021, vendi ynë u trondit nga sulmi me armë i një autobusi në Gllogjan të Deaçanit, ku mbetën të vrarë tre persona, në mesin e tyre shoferi i autobusit dhe dy nxënës, përderisa një tjetër nxënës mbeti i plagosur.

Sulmi ndaj autobusit kishte ndodhur rreth orës 19:00 nga një person i maskuar i cili kishte nxënë pritën autobusit, duke i dalur përballë dhe shtënë me breshëri në drejtim të tij.

Raporti i policisë tregoi  se sulmuesi që lëshoi breshëri plumbash, aktin e kreu me një armë të tipit AK-47, apo siç njihet ndryshe si kallashnikov.

LEXO EDHE: Vrasja e trefishtë në Gllogjan

Kurse, Qeveria e Kosovës ofroi shpërblim në vlerë 20 mijë euro, për këdo që jep informacione që dërgojnë në arrestimin e autorëve të krimit.

Dy javë pas kësaj ngjarje Policia e Kosovës arriti të arrestoj tre persona të dyshuar për vrasjen e trefishtë.

Prokuroria e Themelore e Pejës në një konferencë për media bëri të ditur se kanë prangosur tre persona të dyshuar për vrasjen në Gllogjan dhe të njëjtit me vendimin e prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Mirëpo, në këtë konferencë gazetarët nuk u lejuan të bënin pyetje, ani pse në media dolën versione të ndryshme rreth motivit që dyshohet se la të vdekur tre persona.

Para mediave u paraqit kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, kishte thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.

E motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës dyshohej se lidhej me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetit, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

Heroina Mehmetaj, studente e Fakultetit Juridik në Pejë u gjet e varur në litar mëngjesin e 14 qershorit 2020.

Vrasja e Marigona Osmani, 18-vjeçarja nga Ferizaj

Pasditen e së dielës, më 22 gusht 2021, para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj, u la pa shenja jete 18-vjeçarja, Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Të dy u arrestuan më vonë, njëri pas disa orëve e tjetri pas dy ditëve, ndërkaq u bë e ditur më vonë se Marigona ishte torturuar dy ditë me radhë fizikisht e psiqikisht, deri në vdekje.

Vrasja që tronditi Kosovën e më gjerë, po hetohet nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Marigonës iu dha lamtumira e fundit më 24 gusht, në varrezat e Ferizajt, teksa dy të dyshuarit gjenden në paraburgim.

Varrimi i viktimës, Marigona Osmani, 18-vjeçarja nga Ferizaj

Vrasja e dyfishtë në Pejë, mbesin të vdekur dy zyrtarë të PDK-së

Më 8 shtator si pasojë e të shtënave me armë zjarrin pas një konflikti metën të vrarë kandidati për kryetar të Komunës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i Astrit Ademaj, Avni Ademaj.

Avni Ademaj dyshohet se e privoi nga jeta tani të ndjerin Blerand Kadrijaj.

LEXO EDHE: Tragjedi në Pejë – Si erdhi deri te vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së

Ish-bashkëshorti vrau gruan dhe bëri vetëvrasje në Emshir të Prishtinës

Një femër e moshës 44 vjeçare dhe një mashkull  44 vjeçar, më 13 mars rreth orës 09:00 u gjetën pa shenja jete në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se bëhej fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur në rast, ndërsa me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.

Në lidhje me këtë rast të rëndë nuk ishin bërë të ditura më shumë detaje, e as motive të vrasjes.

Vrasja e 26-vjeçarit në Klinë

Në qershor të këtij viti. Valentin Balaj 26-vjeçar është vrarë në Klinë. Sipas familjes së tij, dorasi është vëllai i vajzës me të cilën një nga vëllezërit ishte në lidhje dashurie për dy vite.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, kishte bërë të ditur se i dyshuari i vrasjes së 26-vjeçarit është ndaluar dhe ndaj të njëjtit do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person është privuar nga jeta. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Një person i dyshuar për këtë rast është arrestuar, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit prokurori i shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Ndërsa, policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole me katër fishekë.

Foto nga vendi i ngjarjes

Vrasja e Albert Krasniqit nga babai i tij në Prishtinë

Kryeqyteti është tronditur edhe nga një tjetër vrasje në janar të këtij viti.

Në rrugën “Ndue Perlleshi”, nga arma e zjarrit të cilën dyshohet se shkrepi babai i tij ka mbetur i vrarë Albert Krasniqi.

Krasniqi i cili ishte biznesmen i njohur në Prishtinë, dyshohej se u vra nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Nga Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar për vrasje, ndërsa kanë konfiskuar edhe një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast

Për vrasjen e Albert Krasniqit kanë reaguar edhe shumë artistë, kjo pasi që Krasniqi kohë më parë ishte anëtari i labelit, Babastars.

Krasniqi ishte bërë i njohur për publikun edhe për martesën e tij me ish-miss Kosova, Besa Gashi, martesë kjo e cila raportohet të ketë përfunduar para disa ditësh. Krasniqi dhe Gashi nga martesa e tyre kanë një vajzë./Gazeta Enigma/

Related Articles