Policia në Klinë mbrëmë ka arrestuar një person që dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, raporton Gazeta Enigma.
Kjo erdhi pasi prindi i viktimës e kishte paraqitur si të zhdukur vajzën e tij, dhe kishte deklaruar që e kishte kërkuar në disa lokacione por nuk e kishte gjetur. I njëjti ka shtuar se kishte informacion që vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës.
Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, kanë arritur të identifikojnë lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar.
Bëhet e ditur se viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurt.
I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё. / Gazeta Enigma.