Arrestohen dy persona për vrasjen e 26 vjeçarit i cili mbeti i vdekur nga përleshja me thikë në lagjen “Fidanishte” në Pejë, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar për Gazetën ‘Enigma’ zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”, tha Nikçi.
Tutje ai për ‘Enigmën’ ka bërë të ditur se në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja”.
Ndryshe, të enjten rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatë për një përleshje në mes dy personave në lagjen “Fidanishte” në Pejë.
Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të mprehta.
Si pasojë e kësaj përleshje dy persona kishin pësuar lëndime dhe ishin duke u trajtuar në spital.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte konfirmuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./Gazeta Enigma/