Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve, derisa vetëm 20 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908.
Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 107 mijë e 486 raste pozitive. Nga ta 2244 persona kanë humbur betejën me virusin.