Dy baballarë nga Podujeva janë ankuar të premten rreth orës 11 e 20 në polici, se vajzat e tyre të mitura janë zhdukur.
Pas intervenimit të policisë, rreth orës 23 e 30, vajzat janë gjetur në një kafene me dy të dyshuar, njëri prej tyre i mitur.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafene në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktimat janë kthyer në shtëpi, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.