Bashkimi kombëtar premtim ‘i harruar’ i Kurtit – Marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri “kërrsh”

Bashkimi kombëtar premtim ‘i harruar’ i Kurtit – Marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri “kërrsh”


Ndonëse kryeministri Albin Kurti një prej kauzave kryesore që e kishte premtuar ende pa ardhë në pushtet, ishte bashkimi kombëtar me Shqipërinë, një gjë e tillë nuk u përmend më kurrë, që nga ardhja në pushtet, shkruan Gazeta Enigma.

Madje ai në prag të 28 nëntorit, u pyet nëse është në agjendë bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Jo”, tha Kurti, “Tani nuk është koha për këtë”. “Në një epokë konfliktesh të mëdha, perspektiva e bashkimit kombëtar është ngushtuar. Tani bëhet fjalë për Evropën. Duke pasur parasysh kërcënimin rus, ai do të preferonte që vendi i tij të anëtarësohej në NATO”, citohet të ketë thënë Kurti.

E një ftohje e marrëdhënieve midis kreut të ekzekutivit kosovar, Albin Kurtit dhe homologut të tij nga Shqipëria, Edi Ramës.

Pavarësisht se Kurti dhe Rama janë të njohur për përkushtimin ndaj zhvillimit të rajonit, qasja e tyre ndaj politikave të jashtme dhe marrëdhënieve dypalëshe ka krijuar një klimë të ftohtë mes dy shteteve, shkruan tutje Gazeta Enigma

Kritikave të ndërsjella dhe mosmarrëveshjeve mbi çështje të tilla si integrimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, shërbimi i përbashkët i interesave dhe ndihma reciproke, po i jep një nuancë të re marrëdhënieve që dikur konsideroheshin vëllazërore.


Opozita thotë se Kurti ka shkatërruar raportet me Shqipërinë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj akuzon qeverisjen e Kurtit për marrëdhëniet e ftohta me Shqipërinë.

“Me premtimet e Kurtit për Bashkim kombëtarë kemi arritur me një situatë nga kjo keqqeverise e kryeministrit qe fare të mos kemi raporte edhe me Shqipërinë, gjë që është e dëmshmë sepse përpos shkatërrimit të raporteve me aleatët tanë, Kurti ka ndikuar edhe në shkatërrimin e marrdhënieve edhe me shtetin e Shqipërisë”, u shpreh Kadriaj për Enigmën.

Deputetja lavdëron angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, angazhim ky që sipas saj është më i madh sesa i vet ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Shtëti i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ka bërë mjafuteshëm, edhe ministria e Jashtme edhe deputetët në Komisionët për punë të jashmte në raport me Kosovën kanë bërë një punë jashtzakonisht të madhe sa i përket përkrahjes së Kosovës. Më shumë ka bërë Shqipëria për agjenden evropiane dhe avancimin e Kosovës sesa ministrja e Punëve të Jashtme”, përfundoi deputetja e AAK-së.

Por ndryshe e sheh këtë situatë deptuteti i PDK—së, Hisen Berisha. Berisha, e ka cilësuar politikën e Shqipërisë ndaj Kosovës si një dështim diplomatik, duke theksuar se Shqipëria është sjellë si “patron” ndaj Kosovës, duke ndërhyrë në politikat e brendshme të Prishtinës dhe duke minuar besimin mes dy vendeve.

Kjo, sipas Berishës, ka ndikuar negativisht në mbështetje reciproke për projekte strategjike dhe ka përçarë qëndrimet e dy shteteve në arenën ndërkombëtare.

“Marrëdhëniet aktuale mund të konsiderohen pjesërisht një dështim i diplomacisë shqiptare, për shkak të mungesës së koordinimit efektiv dhe mosrespektimit të objektivave të përbashkëta strategjike. Sjellja e Shqipërisë si një “patron” ndaj Kosovës dhe përpjekjet për të ndërhyrë në politikat e brendshme të Prishtinës kanë minuar ndonjëherë besimin mes dy vendeve. Kjo ka ndikuar në mungesën e mbështetjes së ndërsjellë për projekte strategjike dhe ka përçuar një mesazh të përçarjes në arenën ndërkombëtare. Diplomacia shqiptare nuk ka arritur të harmonizojë qëndrimet dhe të ndjekë një linjë të përbashkët që do të forconte pozitat e të dy vendeve”, theksoi Berisha për Enigmën.

Arsyjet prapa marrëdhëieve të ngrira Kurti – Rama

Njohësi marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani, vlerëson se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë përkeqësuar për shkak të qëndrimeve të kundërta të liderëve të dy shteteve, veçanërisht lidhur me iniciativat rajonale si Ballkani i Hapur.

Ndërkohë, Shabani thekson se ndikimi i faktorit ndërkombëtar nuk ka qenë i mjaftueshëm për të përmirësuar marrëdhëniet, duke i lënë ato të varen nga angazhimi i liderëve të dy vendeve.

 “Fatkeqësisht, duhet të them se raportet Kosovë-Shqipëri tani më një periudhë të gjatë kohore nuk janë për t’u lavdëruar. Qëndrimet e dy kryeministrave janë të kundërta sa u përket temave ndërkombëtare dhe iniciativave rajonale. Përderisa nga njëra anë Albin Kurti nuk favorizon Ballkanin e Hapur duke aluduar se është një projekt serb, nga ana tjetër Edi Rama parezervë po e mbështet një iniciativë të tillë e cila duket se nuk ka ndonjë sukses. Duket se ftohja e raportve është mes dy homologëve të cilën nuk po dakordohen në një bisedë të përbashkët”, u shpreh Shabani për Enigmën.

Ai po ashtu rithekson se në sytë e ndërkombëtarëve Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të ndara me një komb, si dhe politika e jashtme nuk mund të ndikoj në përmirësimin e raporteve mes dy shteteve nëse nuk ndërmirret inciativë nga vetë ata.

“Ndikimi i faktorit ndërkombëtar në raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk është se angazhohet shumë apo të ketë ndikimin e duhur në konsolidimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërkombëtarët i shohin si dy shtete të ndara me një komb, e që zhvillimi dhe përmirësimi i politikave të tyre të brendshme, si dhe raportet mes njëra-tjetrës varen nga pjekuria politike e liderëve të të dyja vendeve. Pra, nuk mund të ndikojnë ndërkombëtarët aq shumë në përmirësimin e raporteve Kosovë-Shqipëri nëse këto vende nuk ndërmarrin vullnetarisht një iniciativë të tillë”, vazhdoi Shabani.

Sa e ka mbështetur Shqipëria Kosovën në arenën ndërkombëtare?

Analisti për politikë të jashtme, Amir Shabani – thekson se angazhimi i Shqipërisë ka qenë i vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës, por që nuk ka qenë e mjaftueshme për shkak se në anën tjetër takimet Rama – Vuçiq kanë qenë të shpeshta.

“Shqipëria ka avokuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare, qoftë për njohjen e pavarësisë së saj, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare etj., mirëpo kjo nuk mjafton, pasiqë Shqipëria si një shtet amë i gjithë shqiptarëve duhet gjithmonë të jetë dalëzotës për pengesat që i shfaqet Kosovës nga Serbia konkretisht, ngase takimet miqësore të Ramës me Vuçiqit janë sikur “thikë pas shpine” për Kosovën. Shqipëria duhet lobuar parreshtur në shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe anëtarësimin e saj të plotë në NATO”, u shpreh Shabani.

Sipas tij ka dështuar ‘vëllazëria shqiptare’.

“Marrëdhëniet aktuale Kosovë-Shqipëri do t’i konsideroja dështim i diplomacisë shqiptare, por parasegjithash dështim i vëllazërisë shqiptare. Kjo nuk guxon të ndodh mes këtyre dy vendeve të cilat në të kaluarën kanë përjetuar vuajtje të përbashkëta dhe i kanë tejkaluar duke ndihmuar njëri-tjetrin. Sot, fajin ua lë edhe kryediplomatëve të të dyja vendeve tek të cilët nuk kam parë takime të shpeshta dhe të ngrohta bilaterale. Nëse njëri është i ftohtë, tjetri duhet angazhuar për t’i ngrohur dhe zbutur raportet, kjo është natyra e diplomatit të vërtetë”, potencoi Shabani.

Gjithashtu, Shabani deklaron se mungesa e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri, i gëzon armiqtë e shqiptarëve.

“Padyshim se mungesa e bashkëpunimit në interesat e përbashkëta kombëtare ndikon shumë negativisht dhe në dëm të të dyja vendeve. Një skenar i tillë i gëzon armiqtë e shqiptarëve, e sidomos Vuçiqin, i cili duket i afërt me Ramën, por realisht këtë e bën sa për të futur përçarjen mes Shqipërisë dhe Kosovës”, përfundoi Shabani.

Në Shqipëri kjo situatë ka pikëpamje të ndryshme

Alma Lama, ish-ambasadore e Kosovës në Itali, ka theksuar se ndonëse ambiciet e liderëve janë të rëndësishme, përparësi duhet të jetë bashkëpunimi dhe jo protagonizmi personal.

Sipas saj, dështimi i Kurtit për të mbajtur marrëdhëniet me Shqipërinë në nivelin e premtuar është një faktor që ka përkeqësuar situatën.

Në sytë e ish-ambasadores e cila ka prejardhje nga Shqipëria, faji mund të jetë i dyanshëm, por protagonizmi i Kosovës dhe raportet me shtetet tjera, më shumë fajtore e lënë Kosovën.

“Për sa i përket protagonizmit dhe ambicieve personale sigurisht këto kërkojnë analiza por janë shumë të parëndësishme kur është puna tek bashkëpunimi të cilin e kanë premtuar dhe z.Kurti ka premtuar që sidomos raportet me Shqipërinë do ti ketë, dhe njerëzit kanë pritur në nivelin më të lartë, në fakt po ndodh krejtësisht e kundërta”, ka thënë Alma Lama – ish-ambasadorja e Kosovës në Itali.

Po ashtu, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka theksuar se Rama nuk e ka konsideruar Kosovën si partner strategjik, duke u angazhuar më shumë në projekte të tjera, përfshirë marrëdhëniet me Vuçiqin dhe mbështetjen për Ballkanin e Hapur.

“Çdo gjë vjen për arsye se Rama nuk ka zgjedhur Kosovën si partner strategjik të saj, por është i angazhuar në projekte të ndryshme sidomos me Vuçiqin, dhe për një kohë ka qenë pro-Ballkanit të hapur”, ka thënë Agim Nesho./GazetaEnigma/

Related Articles