Komisioneri evropian, Maros Sefcovic, tha sot se BE-ja dëshiron që Ukraina të bëhet shtet anëtar sa më shpejt që është e mundur.
Këto komente ai i bëri para gazetarëve gjatë një konferencë shtypi, shkruan The Guardian, pëecjell Gazeta Enigma.
“Është koha për të sinjalizuar se populli i Ukrainës është njëri nga popujt evropianë dhe ne i duam ata sa më shpejt që është e mundur”, tha ai duke shtuar se unioni evropian për momentin duhet të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me luftën atje.
“Mendoj se çka është e rëndësishme tani është t’a ndihmojmë Ukrainën në luftë”, shtoi ai.
Pas invazionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, formalisht ka nënshkruar aplikimin e Ukrainës që të bëhet shtet anëtar i BE-së.