Ish-emisari i SHBA-ve, Richard Grenell, ka vazhduar polemikat e tij të ashpra me ata që e kritikuan për vizitën dhe deklaratat e tij në Kosovë.
Duke i reaguar në Twitter gazetarit të “Vice World News”, Mitchell Prothero, Grenell ka thënë se administrata e Biden përkrah hapur marrëveshjet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Trump.
“Gazetari radikal i “Vice” nuk e di që administrate Biden përkrah haptas marrëveshjet ekonomike Kosovë-Serbi të administratës së Trump”, ka thënë Grenell në postimin e tij.
Radical Vice reporter doesn’t know that Biden Administration openly supports Trump’s Kosovo Serbia Economic Agreements.
Yikes. https://t.co/xNeWoxXpHw— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 13, 2021
Kujtojmë se vizita e Grenell në Kosovë shkaktoi reagime të ashpra edhe në SHBA.
Kjo pasi që atje vizita e Grenell dhe cilësimi që më pas ish-presidenti Trump i bëri të njëjtës, u konsiderua si “diplomaci në hije”, diçka për të cilën vet Trump sipas mediave kishte kritika gjatë kohës që ishte president.
Grenell në Kosovë nuk u takua me ndonjë lider shtetëror./Gazeta “Enigma”/