Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media ka njoftuar për takimet që janë mbajtur në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.
Bislimi ka thënë se takimet kanë qenë bilaterale dhe trilaterale, derisa takimit I parë mbajtur të mërkurën me Lajçak, ndërkaq takimi I dytë ka qenë trilateral mes Bislimit, Lajçak dhe me përfaqësuësit e Petkoviq.
Ai ka njoftuar se tema kryesore ishte çështja e të pagjeturve, derisa ka njoftuar se në takimin trilateral janë njoftuar se nga lokacioni në Kishevak Insituti I mjekësisë ligjore në Beograd ka arritur të indetifikojë emrat ë shtatë personave të gjetur.
Në ndërkohë, sipas tij ka informacione se edhe janë indetifikuar edhe dy persona.
“Në këtë takim është diskutuar për çështjen e të pagjeturve, ndërsa në takimin bilateral është diskutuar për çështjet e energjisë dhe ne kemi bërë të qartë se mandati I BE-së është se krahas gjetjes së ndonjë zgjidhje të përgjithshme mes Kosovës dhe Sërbisë që I trajton çështjet e mbetura mes këtyre dy shteteve paralelisht me këtë është bërë mandati për monitorimin e dhe asistimin në inplementimin e marrëveshjeve të deri tanishme”, ka thënë Bislimi.
Ai tutje ka thënë se në takim është diskutuar për progesin dhe problematikat me të cilat përballet Kosova në lidhje me ketë temë.
Sipas tij, temë e parë e diskutimit ka qenë gjetja e modaliteteve që këto mbetje të arrijnë sa më shpejt te familjarët e tyre.