Bizneset i kanë borxh 430 milionë euro ATK-së

Bizneset i kanë borxh 430 milionë euro ATK-së

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) bizneset i kanë borxh 430 milionë euro, kështu ka thënë, drejtori i këtij institucioni Ilir Murtezaj.


Ai shpreson që këtë vit stoku i borxhit të ulët, ngase vlerësimet kanë qenë jo të mira si nga institucionet vendore ashtu edhe ndërkombëtare.
“Mirëpo në vitin 2019, siç e kemi raportuar në vazhdimësi ka ndodh një rikthim i madh, duke arritur që për herë të parë pas 19 viteve ta ndalim atë trendin e rritjes së stokut dhe borxheve dhe ta ulim diku për 6% ose në vlerë mbi 20 milionë euro. Viti 2020 ishte vit pandemik edhe sikurse të gjitha administratat tatimore gjithë andej botës që kanë qenë të detyruara që të krijojnë zgjidhje ligjore gjithherë”.


Murtezaj tha aktualisht se stoku i borxhit është rreth 430 milion euro, për të cilin thotë se është i përafërt me vlerën e fillimit të vitit.


“Të gjitha këto rezultate me kalimin e pandemisë dhe vështirësive që bizneset i kanë për shkak të pandemisë, ne gjithsesi presim rezultate shumë më të larta gjatë periudhës në vijim”.


Tutje ai tha se ka qenë letësi edhe vendim i Qeverisë për faljen e ndëshkimeve në rast se bizneset deri më 30 qershor i paguajnë bazën e tatimit dhe interesit.


“Mundësitë ligjore që i kemi pasur i kemi dhënë bizneseve me qëllim që për shkak tatimeve bizneset të mos falimentojnë. Të kemi mundësi të zhvillojnë afarizmin e tyre por njëkohësisht ti përgjigjen shtetit në raport me detyrimet që ata kanë”


Murtezaj tha se aktualisht janë mbi 35 mijë biznese të cilat janë të fiskalizuara. Ai tha se nëse këtë numër e shohim në proporcion me numrin e përgjithshëm të bizneseve është sa 1/3.


“Kemi aplikuar një vegël nga fillimi i shtatorit deri më datën 12 tetor dhe sot e asaj mbi 17 mijë biznese janë deklaruar që nuk i obligon ligji që të fiskalizohen. Jemi detyruar që me datën 12 ta ndërpresim me qëllim që ti japim mundësi bizneseve që të deklarojnë”.


Sa i përket fiskalizimit ai tha aktualisht udhëzimi ri administrativ për pajisje fiskale është në draftim.


Përmes këtij udhëzimi parashihen disa lehtësime edhe në procesin e  mëtutjeshëm të fiskalizimit të bizneseve si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale.


“Gjatë periudhës korrik-gusht-shtator ka qenë një lloj kampanje me qëllim të identifikimit të bizneseve të cilat nuk lëshojnë kuponë fiskal dhe masat tona kanë qenë bukur të mëdha. Diku mbi 9 000 biznese janë identifikuar që nuk kanë lëshuar kuponë fiskal dhe që janë gjobitur ato. Vlerësimet tona si ATK kanë ardhur në konkludim se nuk po mjaftojnë gjobat monetare dhe në këtë rast kemi bërë propozime që të bëhen ndryshime ligjore me qëllim që të krijohet mundësia që ndaj bizneseve që i përsërisin shkeljen e njëjtë, moslëshimi i kuponëve fiskal të jepet e drejta që të bëhet mbyllja e bizneseve për periudha të caktuara”.


Ai tha se kanë publikuar njoftimin për persona fizik dhe juridik të cilët kanë bërë investime në kriptovaluta me qëllim që t’i përkujtojnë për detyrimet që kanë në raport me fitimet që realizojnë.


“Qëllimi ynë ka qenë të mos bien pre e ndëshkimeve eventuale të ardhmen sepse ligji legjislacionit tatimor e parasheh që çdo aktivitet ekonomik fitimprurës që zhvillohet në Kosovë, qoftë i ligjshëm apo i paligjshëm persona fizik dhe juridik janë të detyruar që të paguajnë tatimin”.


Murtezaj tutje tha se nuk janë institucion që e legalizojnë e as që e ndalojnë e se vetëm për çështje tatimore kanë dashtë që t’ua përkujtojnë.


“Tash është një njoftim për publikun deri sa kem pa që ka pas rritje të numrit të atyre që u interesonte se cilat janë detyrimet tona si qytetarë në raport me investimet që i kemi bërë në kriptovaluta. Atëherë ne nxjerrim dy shpjegime për publikun. Fillimisht njoftimi i parë kishte dilema ende nga qytetarët edhe kishe pyetje të tjera shtesë se nuk e kemi të qartë se me cilin formular duhet me u bazuar në cilin ligj. Në këtë rast njoftimin e dytë e kemi përcaktuar edhe duke u bazuar në ligj edhe përmes cilit formular duhet të deklarojnë dhe paguajnë edhe kolonën se ku duhet të evidentojnë shumën e mjeteve të fituara me qëllim që të kalkulohet edhe tatimi”.


“Përmes sistemit tonë elektronik kemi të  vështirë me identifikuar sepse në të kaluarën individët e caktuar ose bizneset e caktuara të hyrën ndoshta e kanë deklaruar në kuadër të fitimeve tjera. Tani më e kemi specifiku se në cilën rubrikë duhet të evidentohet kjo me qëllim që në të ardhmen të kemi edhe informata që veç tash ju i ngritët se sa është vlera e tatimeve që është paguar nga fitimi përmes kriptovalutave. Po aktualisht nuk kemi një informatë të tillë për me thënë se sa është ajo vlerë”.

Related Articles