Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në margjina të Samitit të Paqes, që po mbahet në Paris.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të ndryshme e ndër to edhe nevoja “urgjente” për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti në margjina të Forumit të Paqes në Paris për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin urgjentisht të nevojshëm në dialogun Beograd – Prishtinë. Ngritëm diskutimet për integrime evropiane, diskutuam për takimin e radhës të Këshillit për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm bilateral”, ka shkruar Borrelli në Twitter. /Gazeta Enigma.
Good meeting PM @albinkurti in margins of @ParisPeaceForum to discuss regional cooperation, fight against corruption&urgently needed progress on Belgrade-Pristina Dialogue. We raised European integration, upcoming #FAC discussion on #WesternBalkans &important bilateral engagement pic.twitter.com/j7K7JEegZd— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 12, 2021