Burri vrau bashkëshorten e tij në Skënderaj, gratë protesojnë dhe kërkojnë dënim maksimal

Burri vrau bashkëshorten e tij në Skënderaj, gratë protesojnë dhe kërkojnë dënim maksimal

Ka nisur protesta paqësore në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj, ku po protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, raporton Gazeta Enigma.

Gratë protestuese po dënojnë vrasjen e Lirije Qerimajt në Llaushë, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Protesta është organizuar nga Organizata jo qeveritare  “Gratë Intelektuale të Drenicës”.

Gratë protestuese janë duke bartur pankarta me mbishkrime “Vrasja nuk është virtyt i trimërisë por forma më e ulët e ligështisë”, “Nëse nuk di të duash mos merr jetë”, “Një nënë nuk ka 7 jetë por do ta jepte edhe të vetmen që ka për fëmijët e saj”.

Lirije Qerimaj dyshohet se u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj në Llaushë të Skenderajt, ajo u vra me armë zjarri.

LEXO EDHE: Vrasja e gruas në Llaushë të Skenderajt, policia jep detaje

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta. /Gazeta Enigma/.

Related Articles