Në seancën e së premtes, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, kanë miratuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2022, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në këtë seancën, u shyrtuan 83 amandamente të propozuara nga deputetët.
Nga disa amandamentet e propozuara, të cilat u miratuan, janë 5 projekte me të cilat do të jetë përfituese nga ky buxhet edhe komuna e Gjilanit.
Projektet të cilat do të mbështeten nga buxheti i Republikës së Kosovës për komunën e Gjilanit gjatë vitit 2022 janë:
Ndëtimi i çerdhes për fëmijë në Dobërçan, me shumë prej 100 000€.
Asfaltimi i rrugës në fshatin Kokaj, me shumë prej 100 000 €.
Vazhdim i punimeve në Palestrën Sportive në Zhegër, me shumë prej 270 000 €.
Funksionalizimi dhe injektimi i dy puseve të reja për ujë të pijshëm në Gjilan, me shumë prej 98 200€.
Zëvendësimi i gypit transportues të ujit në Përlepnicë, me shumë prej 150 000€.
Mirëpo, ndarjen e këtyre projekteve për komunën e Gjilanit, opozita në këtë qytet po e sheh si mjerim dhe qeshareke.
“Bukën e shtëpisë si duket Qeveria e paska ndarë dikah tjetër, por për Gjilanin e Anamoravën i paskan ndarë vetëm disa troha të saj. Ma mirë pak se hiç! Arroganca e numrave, po e bën të veten dhe kjo po i kushton më së shumti Gjilanit”, ka deklaruar për Gazetën “Enigma”, deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjës Demokratike, Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Këtë ndarje, ajo e konsideron si injorim dhe shkelje të rënd për Gjilanin dhe Anamoravën.
“Ndarja buxhetore nga Qeveria Kurti 2 për vitin 2022 dhe për Gjilanin, në projekte në vlerë minimale, është qesharake dhe injoruese”.
“Duke e ditur kontributin e madh të taksapaguesve gjilanas në buxhetin e vendit dhe duke e vështruar këtë buxhet, krijohet përshtypja se ne nuk qenkemi fare në agjendën e kësaj Qeverie”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Ajo ka komentuar edhe faktin që qyteti i Gjilanit tani qeveriset nga një kryetar që vjen nga Qeveria në pushtet.
Njëherit deputetja, ka shtuar se “ As ai e as deputetët nga Anamorava nuk kanë guximin ta kërkojnë së paku hisen që na takon, se lëre më diçka më shumë”, duke ju referuar kështu kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni.
Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, në Gjilan pati reagime.
Zenun Pajaziti, anëtar i kryesisë së PDK-së, në një përgjigjje për Gazetën “Enigma”, ka deklaruar se buxheti për komunën e Gjilanit është planifikim përbuzës.
“Buxheti i planifikuar për Gjilanin, e pasqyron në fakt interesimin e Qeverisë për Gjilanin. E në fakt është një planifikim përbuzës. Është gjithçka nga axhenda e ish qeverisjës komunale e projekti më i madh është i palestres në Zheger, një projekt i premtuar para 8 vitesh nga ish pushteti komunal. Pra është një buxhet që pasqyron një injorim për vitin vijues dhe një reflektim i deshtimeve të viteve të fundit”.
“Ka mundësi që qeveria t’i konsideroj të pakten dy projekte të rëndesishme; atë të autostrades dhe atë të stadiumit, që janë projekte në zhvillim dhe të inicuara poashtu nga qeveritë e kaluara. Të shpresojmë që fituesi i zgjedhjeve të fundit të mund të projektoj diçka më shumë dhe më ndryshe, të pakten të mund të përfshihet diqka me ndonjë rishikim bugjeti kah mesi i vitit.
Gjithashtu në lidhje me këtë ndarje të buxhetit, reaguan edhe nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës në Gjilan.
Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, Ardian Azemi ka reaguar ndaj shumës që parashihet për t’u mbështetur, projektet e Gjilanit nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për vitin 2022.
“Gjilani nuk e meriton me ba hajgare me të. Ka lyp ndryshim, ka besu se këta janë ndryshimi, por kjo nuk i jep të drejt pushtetit qëndror me ba hajgare me ta”.
Madje, Azemi, deputetët e Vetëvendosjës nga Gjilani i ka quajtur kukulla të kurdisura.
“Gjilani nuk ka deputete, ka veç kukulla të kurdisura për të votuar ashtu siç iu kërkohet. Asgjë tjetër nuk bëjnë, sepse as nuk dinë e as nuk guxojnë. Mjerim!”
“Buxheti i ndarë për Gjilanin më shumë se gjithçka është hajgare me qytetarët, me gjithë ata votues që kerkuan dhe e menduan ndryshimin. Deputetet nga Gjilani e që vijnë nga radhët e Vetëvendosjës, veç deputete nuk janë; servil, të kontrolluar dhe të kurdisur sipas interesave të zyrtarëve të partisë, rrjedhimisht të kryeministrit Kurti”, ka thënë deputeti Azemi.
Tutje ai ka treguar se për çfarë investime ka nevojë më së shumti Gjilani.
“Gjilani ka nevojë për shumfishin e mjeteve të ndara. Hyrje-daljet e Gjilanit, autostrada, rregullimi i lumenjve, ndërtimi dhe zgjerimi i rrugëve nga qyteti në drejtim të fshatrave të mëdha, çerdhe, rregullimi i infrastruktures nëpër shkolla, i rrugëve afër shkollave, krejt këto kërkojnë investime, nuk bëhen me buxhet të cilin mund ta ketë një binesmen mesatar”.
Azemi ka përmendur edhe kohën gjatë qeverisjës Haradinaj, ku Gjilani ishte përfitues i 170 milionë euro.
“Për 18 muaj të qeverisjes Haradinaj, Gjilani përfitoj rreth 170 milione euro duke përfshirë këtu edhe autostraden, ndërsa tani qeveria Kurti i ndan 700 mijë euro, e turpshme” , ka theksuar ai.
Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Gjilan, kanë dhënë një sqarim për qytetarët e Gjilanit në lidhje me këtë çështje.
“Nga miratimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022 janë paraparë projekte kapitale edhe për komunën e Gjilanit, projekte të cilat prekin kryesisht fushat e infrastrukturës, sportit, arsimit, kulturës e mjedisit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Nga kjo parti kanë thënë se për shkak të keqkuptimeve të paraqitura në opinionin publik, kanë paraqitur të gjitha projektet për komunën e Gjilanit duke përfshirë kështu edhe projektet e reja dhe mënyren se si do të realizohen.
Postimi i plotë:
Kurti: Shumë prej ndarjeve buxhetore janë bërë për herë të parë në Kosovë
“Për herë të parë, në planet e shpenzimit të parave të Kosovës hynë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës me 2 milionë euro mbështetje”, ka thënë kryeministri Kurti.
Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2 miliardë e 748 milionë euro.
20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, 45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë dhe 35 milionë euro për skemat sociale e pensionale.
Për investime, Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për prodhuesit vendorë, 40 milionë euro për ringritjen e ndërmarrjeve publike dhe mbi 700 milionë euro për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës e sigurisë.
Një prej tyre janë 100 milionët e ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilën Kurti tha se “e kemi projektin tonë madhor”.
Po ashtu, 10 milionë euro janë ndarë për blerjen e objekteve të ambasadave e Kosovës në shtetet e tjera./Gazeta “Enigma”/