Çfarë dënime i pret klubet që paralajmëruan bojkotimin e garave

Çfarë dënime i pret klubet që paralajmëruan bojkotimin e garave

Të mërkurën Agim Ademi u rizgjedh kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës me 42 vota nga 43 delegatë sa ishin prezentë.

15 delegatë i bojkotuan zgjedhjet në FFK duke paralajmëruar bojkotim të garave. Bojkotim të garave kishte paralajmëruar drejtori sportive i Dritës, Valon Zymberi i cili foli në emër të opozitës.

Pas deklarimit të këtyre klubeve ka reaguar edhe Kryetari i FFK-së, Agim Ademi duke thënë se ka rregullore që merret me këtë çështje.

“I kuptoj reagimet e tyre, por duhet ta dallojnë nëse kanë probleme me emrin Agim Ademi apo Federatën e Futbollit të Kosovës. FFK është institucion, e ka rregulloren, statusin dhe duhet ta përkrahësh dhe të vlerësosh të gjitha klubet njësoi. Kanë të drejtën e vetë secili, janë anëtarë të Federatës dhe duhet të jenë. Sa i përket kërkesave për bojkotim të garave, ka zgjidhje, janë rregulloret edhe për atë çështja, por nuk kisha dashtë. Më së shumti i bëjnë dëm klubit dhe futbollistëve të tyre sesa të tjerëve. Shpresoj që t’i bashkohen shumicës sepse futbolli na bashkon”, deklaroi Ademi në ATV.

ÇFARË PARASHEH RREGULLORJA E PËRMENDUR NGA KRYETARI I FFK-SË

Rregullorja Disiplinore e FFK-së për klubet e futbollit parasheh edhe dënime me marrje të pikëve të tubuara në kampionat, diskualifikim nga garat, kthim në një rang më të ulët të garave, heqja e një titulli, ndalimi i transferimit të futbollistëve, ndalim i zhvillimit të ndeshjeve jashtë vendit, sekuestrim i licencës për gara evropiane, mosdhënie e licencës për një afat prej 1 deri në 3 vjet, dhe dënime të tjera.

Kujtojmë se klubet që kishin paralajmëruar bojkotimin e garave si Drita, Prishtina dhe Ramiz Sadikut, sot kanë luajtur në kuadër të ndeshjeve të para në gjysmëfinale. Drita mposhti Ramiz Sadikun me rezultat 3-0, kurse Prishtina fitoi me rezultat 2-1 ndaj Llapit./GAZETA ENIGMA/

LEXO EDHE: Drita paralajmëroi bojkot të garave, kjo është përgjigja e Agim Ademit

Related Articles