Civil të vdekur e objekte të djegura – Çka ndodhi në orët e fundit në Ukrainë?

Civil të vdekur e objekte të djegura – Çka ndodhi në orët e fundit në Ukrainë?


Dita e 14-të e luftës në Ukrainë u përcoll me sulme e ngjarje të njëpasnjëshme, transmeton Gazeta “Enigma”.


Këto janë disa prej ngjarjeve kryesore të ditës së 14-të të luftës në Ukrainë:

Organziata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se ka verifikuar 18 sulme mbi spitale dhe ambulanta në Ukrainë përfshirë 10 vdekje dhe 16 plagosje,

Kjo organizatë ka dënuar sulmet mbi objektet shëndetësore, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar. Dje ushtria ruse bombardoi një spital të fëmijëve Mariupol dhe dy spitale në qytetin Zhytomyr.

Forcat ruse sulmuan një maternitet dhe spital fëmijësh në Mariupol, duke plagosur të paktën 17 persona. Autoritetet thanë se dëmet ishin “kolosale”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti “mizori” sulmin në Mariupol, SHBA-ja tha se dënon përdorimin “barbar” të forcës ndaj civilëve ukrainas, ndërkaq Britania tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës “për krimet e tij të tmerrshme”.

Miliona persona në Ukrainë mund të vdesin nëse Perëndimi nuk reagon duke krijuar një zonë të ndalim-fluturimit, paralajmëroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

OKB-ja tha se ka konfirmuar mbi 500 vdekje të civilëve në Ukrainë, por shtoi se beson se numri real i viktimave “është shumë më i lartë”.

Në bazë të një marrëveshjeje, në disa qytete ukrainase janë hapur korridoret humanitare, duke mundësuar evakuimin e civilëve ukrainas.

SHBA-ja ka hedhur poshtë idenë e Polonisë që avionët e saj MiG-29 t’i dorëzohen SHBA-së në bazën e saj në Gjermani, në mënyrë që më pas të mund t’iu dorëzohen forcave ajrore ukrainase.

Për çështjen e avionëve MiG-29 pritet të bisedojë me autoritetet polake nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e cila arriti më 9 mars në Varshavë.

Britania tha se po vazhdon dërgesat e armëve në Ukrainë, përfshirë armë kundërtanke dhe kundërajrore.

BE-ja ka zgjeruar listën e sanksioneve, duke përfshirë edhe 160 shtetas rusë: 146 anëtarë të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus dhe 14 oligarkë të lidhur me Kremlinin.

Related Articles