Çka përmbajnë katër pikat e Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri?

Çka përmbajnë katër pikat e Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri?

Qeveria e Kosovës i ka bërë të ditura hapat e dakorduara me Bashkimin Evropian që do të kontribuojnë në shtensionimin e situatës në veri.

Në njoftimin e ekzekutivit bëhej e ditur se këto pika, krijojnë parakushte nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky ishte edhe fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, z. Lajçak.

Ndryshe, siç raporton Radio Evropa e Lirë, Bashkimi Evropian ka njoftuar se javën e ardhshme pritet të ketë një takim në Bruksel, mes dy kryenegociatorëve, të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq.

Mëposhtë i gjeni katër pikat e prezantuara nga Qeveria e Kosovës:

  • Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
  • Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
  • Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
  • BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore”.​

Related Articles