Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nuk përfundoi ndryshe nga herët e kaluara,raporton Gazeta Enigma.
Për të 11-tën herë deputetët dështuan ta konstituojnë Kuvendit e Kosovës.
Sërish LVV-ja tentoi që përmes votimit të fshehtë të votohej kandidati për kryeparlamentar, teksa kjo gjë nuk u përkrah nga partitë opozitare.
Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë. Për zgjedhjen e kryeparlamentarit me votim të fshehtë votuan 56 deputet, 1 kundër.
Seanca u ndërpre, për të vazhduar më 7 maj në orën 10:00 / Gazeta Enigma.
Dështon sërish seanca e Kuvendit të Kosovës për të 11-tën herë
