Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Në aksident u përfshin dy vetura, nga ku mbetën të lënduar 4 persona.
Këtë rast, për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për QKUK.
“Rreth orës 16:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të fshatit Mramor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, tha Borovci.
Ai shtoi se “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”. / Gazeta Enigma.