Dogana: 127 milion euro import nga Serbia sivjet

Dogana: 127 milion euro import nga Serbia sivjet

Dogana e Kosovës të hënën në konferencën e fundvitit njoftoi lidhur me bilancin e importit nga vendet e tjera, raporton Gazeta Enigma.

Drejtori i përgjitshëm, i Doganës Agron Llugaliu, teksa paraqiti të dhënat potencoi se importi nga Serbia sivjet ishte 127 milionë euro.

“Sivjet kemi bërë prokurimin e një softueri që zbaton çarkun doganor dhe kemi arritur që ta kemi aplikimin e Inteligjencës Artificiale i cili do të zbatohet tremujorin e ardhshëm”, ka thënë Llugaliu, duke treguar se vlera e konfiskimeve arriti në 19 milionë euro.

Tutje ai shtoi se “Importi nga Serbia është 127 milionë dhe tri vendet e para që importojmë më shumë nuk është Turqia, Gjermania dhe Kina. Nga kjo e fundit tregon për mallrat me origjinë. Nga Turqia janë 909 milionë euro dhe Gjermania është afër kësaj shifre që përfaqëson Turqia”.

Related Articles